Totaj apo Abrashi, kush triumfoi nga votat me kusht në Prizren?

Ka përfunduar numërimi i votave me kusht për komunën e Prizrenit.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi ka marrë 40.09% të votave më kusht, raporotn IndeksOnline.
Pas tij rënditet, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj me 30.63%.

Kurse nga votat e përgjithshme, prin kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj me 41.77% apo 25 mijë 749 vota.
Ndërsa kandidati i Vetëvendosjes, Artan Abrashi ka 30.26% apo 18 mijë e 655 vota.

Me këtë rezultat, PDK dhe VV shkojnë në balotazh në Prizren. /IndeksOnline/