75 Mall Live Search
15:05 / E Mërkurë, 14 Janar 2026 / OSH

Totaj emëron dy drejtorë të LDK-së në Prizren

Shaqir Totaj po vazhdon me emërimet e drejtorëve në Prizren.

Kryetari i Prizrenit ka emëruar dy drejtorë nga LDK sot në dy drejtori përkatëse. Florent Ukaj është emëruar drejtor i Urbanizmit, ndërsa Ajlin Shishko drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport.

“Sot emërova Ajlin Shishkon në pozitën e Drejtoreshës së Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Florent Ukajn në pozitën e Drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor. Nesër vazhdojmë me emërime të tjera, me qëllim të kompletimit të ekzekutivit të Komunës së Prizrenit” shkruan Totaj në njoftim./Indeksonline/