10:23 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Totaj fton votuesit për dalje masovike në Prizren (Video)

andidati për kryetar të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka votuar në një nga qendrat e votimit në këtë komunë.

Totaj ka ftuar qytetarët të dalin masovikisht dhe të kryjnë obligimin e tyre qytetar.

“Pas një fushatë të qetë, sot është dita e balotazhit. Ftojë qytetarët të dalin masovikisht dhe të tregoni kulturë qytetarë për cka dallohet kjo komunë. Pres konfirmimin e fitores që kemi arritur në raudin e parë” ka thënë Totaj.

Shaqir Totaj vjen nga Partia Demokratike i cili në këtë garë ka përball kandidatin e Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka./Indeksonline/