Totaj jep zotimin e ri për nënat lehona: Vazhdon rritja e përkrahjes në mandatin e dytë

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ritheksuar zotimin e tij për të mbështetur nënat e reja, duke premtuar rritje të shumës së përkrahjes financiare në mandatin e ardhshëm.
“Nëna Drenusha Bytyqi nga Prizreni është njëra prej shumë nënave që kanë përfituar nga programi ynë i përkrahjes për lehonat. Kjo politikë ka qenë një nga prioritetet tona dhe do të mbetet edhe në të ardhmen”, deklaroi kryetari Totaj.
Ai shtoi se përkrahja për nënat dhe fëmijët është investim në të ardhmen e Prizrenit:
“Rritja e përkrahjes është jetike për të siguruar mundësi më të mëdha për nënat dhe fëmijët e Prizrenit. E falënderoj Drenushën dhe të gjitha nënat që besojnë në këtë projekt, sepse mbështetja e tyre është motiv për të vazhduar edhe më fuqishëm”.
Kryetari Totaj përfundoi me zotimin se kjo përkrahje do të rritet sërish:
“Do ta rrisim edhe një herë shumën e përkrahjes për të gjitha nënat e reja, sepse kujdesi ndaj tyre është kujdes për të ardhmen e qytetit tonë”.