19:25 / E Enjte, 03 Tetor 2019 / indeksADMonline

Totaj në Prizren: Kryeministri Veseli, garancia e zbatimit të programit të PDK-së

Mbrëmë, në Prizren u mbajt takimi madhështor elektoral në mbështetje të kandidatëve të listës zgjedhore të PDK ‘së në zgjedhjet e 6 Tetorit.

‘’Si Kryeministër i ardhshëm i Kosovës do të kem kujdes të veçantë për rritjen e cilësisë në arsim, duke shtuar fondet shtetërore dhe duke përmirësuar infrastrukturën shkollore dhe atë universitare. Vetëm Partia Demokratike e Kosovës e ka prioritet kryesor forcimin e partneritetit me SHBA-në dhe aleatët e tjerë perëndimorë’’, e theksoi kryeministri Kadri Veseli .

“Qytetarët çdo ditë e më shumë po i besojnë vizionit të PDK ‘së për një të ardhme më të sigurt e me të mirë. Kur forca, guximi dhe vullneti për të ecur përpara nuk mungon ne do t’ia dalim të fitojmë luftën kundër korrupsionit, ta zhvillojmë ekonominë dhe t’u japim të rinjve shpresë për të ardhmen, që të mos largohen prej vendit, fjalët që mbështeten me vepra, merr përgjegjësi dhe ofron zgjidhje me Forcimin e partneritetit me SHBA-në dhe aleatët e tjerë perëndimorë, një gjë të tillë mund ta bëjë vetëm kryeministër, Kadri Veseli” ka thënë Totaj.