18:59 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Totaj në takim me gratë demokrate, do të rritet përfaqësimi në qeverinë Veseli

Kandidati për deputet i PDK-së në Prizren dhe kryetari degës, Shaqir Totaj në në një takim me forumin e gruas së PDK ‘së kanë pritur figura të larta të partisë, në vecanti Ministrja në detyrë e Integrimeve Evropiane znj. Dhurata Hoxha.

“Në një atmosferë të ngrohtë ashtu siç do jetë edhe fitorja jone me 6 tetor kandidatet për deputete nga Prizreni, prezantuan vizionin tonë për qeverisjen e ardhshme.

Fokusi thelbësor ishte fuqizimi i gruas në të gjitha nivelet, përfshirja e grave në vendimmarrje, luftimi i dhunës ndaj gruas, mundësitë e barabarta, shkollimi i gruas në viset rurale, etj.

Keto janë vetem disa ndër prioritetet. Kemi besim të lartë në vizionin e PDK ‘së me kryeministrin Kadri Veseli. Zëri i gruas do të dëgjohet edhe më shumë pas 6 tetorit” ka thënë Totaj