16:00 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Totaj në Tiranë, nuk di gjë për rezultatin

Totaj në Tiranë, nuk di gjë për rezultatin

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka thënë se nuk është në dijeni për rezultatin e dalë, pas numërimit të votave me kusht.

“Jam në Tiranë”, ka thënë Totaj për Klan.

“Nuk di gjë çfarë ka ndodhur me rezultatin”, ka thënë total shkurt.

Totaj ka fituar 452 vota nga ato me kusht, karshi Mytaher Haskuës së Vetëvendosje, që ka marrë 385, por kjo ka qenë e pamjaftueshme që të shuhet epërsia e raundit të balotazhit.