75 Mall Live Search
13:12 / E Hënë, 10 Nëntor 2025 / Z S

Totaj pas fitores në Prizren: Jam uruar nga Abrashi e Zafa

Pas sigurimit të mandatit të dytë si kryetar i Prizrenit, Shaqir Totaj nga PDK-ja ka folur për herë të parë.

Në një intervistë për gazetaren Qëndresa Tërshani në emisionin “Kosova Today”, Totaj ka treguar se është uruar nga kundërshtarët e tij, Artan Abrashi dhe Zafir Berisha.

“Jam uruar edhe nga z. Abrashi edhe nga Zafa. Ditën e parë të punës e kam filluar me pushim, sepse dje ishte një angazhim shumë i madh dhe serioz, dhe për të qenë i drejtë, nuk mund ta filloja punën në mëngjes. Pasdite gjithsesi po e marr punën në dorë, pasi gjithçka ka filluar të kthehet në vendin e vet”, tha Totaj.

Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Totaj ka arritur të siguronte 53,86% apo 25,326 Vota, ndërsa Abrashi 46,14% apo 21,699 Vota./Indeksonline/