Totaj: Për herë të parë kemi rritur përkrahjen për nënat lehona

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka theksuar përkushtimin e Komunës ndaj nënave dhe fëmijëve.
“Për herë të parë kemi rritur përkrahjen financiare për nënat lehona dhe kemi investuar në ndërtimin e çerdheve të reja në Prizren” – tha Totaj.
Ai shtoi se kjo mbështetje do të zgjerohet edhe më tej:
“Mbështetja për nënat dhe fëmijët është rruga si e ndërtojmë të ardhmen e qytetit tonë. Në mandatin e dytë do ta rrisim këtë përkrahje edhe për 30%”.