75 Mall Live Search
21:16 / E Shtunë, 28 Shtator 2019 / indeksADMonline

Totaj prezanton aderime te reja në Prizren, të rinjtë po i bashkohen vizionit të Veselit

Kandidati për deputet nëKuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, me numër 23, Shaqir Totaj, ka thënë se “PDK-ja është shpresë e Kosovës dhe qytetarët do të gëzojnë të drejtën për njëqeverisje transparente, llogaridhënëse dhe të drejtë”

Duke prezantuar dhjetëra aderime nga NISMA në Prizren, Totaj ka thënë “Partia Demokratike e Kosovës është shpresë e Kosovës, me kryeministrin në ardhje, Kadri Veseli me vizionin, guximin dhe fuqinë e tij, do ti zbatoj gjitha pikat e programit në qeverisjen e re, dhe është i vetmi që do e zhvilloj vendin”.

“Ndjehem shumë mirë kur shoh se sot kemi rini të cila i bashkohen vizionit të Partisë Demokratike të Kosovës. Kam kënaqësinë e veçantë t’u uroj mirëseardhje të grupit të anëtarve të “Nismës” në Prizren. Në PDK ka vend për të gjithë që duan ta shohin ‪‎ Kosovën më të zhvilluar, me shtet ligjor të forcuar, me qasje dhe mundësi të barabartë për të gjithë qytetarët.duke shtuar se aderimi i gjithë këtyre të rinjve tregon qartë se PDK është parti e shpresës, parti e projekteve zhvillimore, e synimeve për një jetë më të mirë dhe investime në vend” ka thënë Totaj.