75 Mall Live Search
15:09 / E Hënë, 29 Shtator 2025 / P M

Totaj takon OVL të UÇK: Veteranët janë themeli i lirisë dhe zhvillimit të qytetit tonë

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, u takua me përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Prizren, duke vlerësuar lartë kontributin e tyre për lirinë dhe të ardhmen e vendit.

“Çdo herë është nder i madh të takohem me veteranët, heronjtë e gjallë të rajonit tonë” – tha Totaj dhe shto se “angazhimi ynë është i palëkundur për t’i avancuar projektet zhvillimore, për t’i mbrojtur vlerat e luftës dhe për të siguruar një të ardhme edhe më të mirë për qytetarët e Prizrenit”.

Kryetari Totaj theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe afirmimit të trashëgimisë së luftës. “Obelisku i UÇK-së në Leskovec dhe ndërtimi i kullave të heronjve janë pjesë e angazhimit tonë për të afirmuar më tej vlerat e luftës dhe për t’i dhënë brezave të rinj mesazhin e sakrificës për liri” – u shpreh ai.