75 Mall Live Search
11:48 / E Mërkurë, 01 Qershor 2022 / C E

Totaj tregon se kurë do të realizohet teleferiku për në Kalanë e Prizrenit

Një teleferik ishte planifikuar të lidhte qendrën e qytetit të Prizrenit me Kalanë në këtë qytet.

Plani dhe tenderimi ishin bërë në kohën e Ramadan Mujës, por ish-kryetari Haskuka e kishte anuluar këtë tender.

Por kryetari aktual, Shaqir Totaj ka thënë në A23 në ATV se ky projekt do të realizohet dhe janë në fazën finale të projektimit.

“Ne e kemi bërë një projekt të ri për teleferikun e qytetit, një kompani projektuese na ka prezantu. Ne mendojmë të realizojmë atë pasi që mendojmë që është një shërbim që duhet tua japim të gjithë qytetarëve, qofshin ata të Prizrenit ose jo, që dojnë të vizitojnë Kalanë”, ka thënë Shaqir Totaj.

“Në këtë moment jemi në kërkim të mënyrës dhe të burimeve të financimit. Ka mundësi me e ba me financim vetanak, ka mundësi me e realizu me partneritet publiko-privat ka mundësi që me ia dhënë një operatori ekonomik që ai komplet me e ndërtu me një kohë të gjatë të shfrëtëzimit. Jam shumë optimist që brenda mandatit do ta realizojmë atë projekt”, tha ndër të tjerash kryetari i Prizrenit.