75 Mall Live Search
23:53 / E Premte, 01 Korrik 2022 / Gj. Sh

Totenham arrin marrëveshje personale me Lenglet

Skuadra e Totenhamit ka arritur marrëveshje personale me mbrojtësin e Barcelonës, Clement Lenglet.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, francezi do të transferohet te Totenhami si huazim, por që ende nuk ka marrëveshje mes klubit anglez dhe Barcelonës, transmeton Indeksonline.

Lenglet ka rënë dakord me kushtet personale pasi trajneri Antonio Conte ka bërë presion për të nënshkruar me francezin.

Tottenham dhe Barcelona janë ende duke diskutuar detajet përfundimtare të transferimit të huazimit, por lëvizja pritet të shpallet së shpejti./Indeksonline/