13:04 / E Shtunë, 28 Mars 2020 / indeksADMonline

Toto, reperi i ri që premton shumë

Artistë të rinj po i shtohen çdo ditë e më shumë skenës sonë të muzikës, e disa nga ta premtojnë shumë duke e nisur mbarë me projekte të suksesshme, siç është Toto.

Meriton Elshani i njohur me emrin artistik, Toto ka hyr fuqishëm në skenën muzikore shqiptare, fal talentit dhe stilit të veçantë.

Pas debutimit me këngën “Pa ty”, ai tashmë ka lansuar edhe projektin më të ri muzikor, shkruan Indeksonline.

Kënga e re mban titullin “Funny” dhe është bashkangjitur edhe me videoklip të realizuar nga XL Films, për tekstin është kujdesur vet artisti, ndërsa u punua nga Bini Diez./Indeksonline/