75 Mall Live Search
16:35 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Tottenham bën një gabim amatoresk, Mourinhon e bën nga Argjentina

Gazetarët e revistës të skuadrës së Tottenhamit kanë bërë një gabim të madh.

Ata nuk e dinin prejardhjen e trajnerit të tyre të ri, Jose Mourinho, duke e ngatërruar me atë të mëhershmin, Pochettino.

Revista zyrtare e Spurs-it, One Hotspur Junior, tha që Portugezi Jose Mourinho ishte nga Argjentina.

Dhe tifozët e rinj të hutuar zbuluan shpejt gabimin, shkruan Indeksonline.

Në edicionin e fundit të revistës ‘OHJ’, falas për anëtarët ose 4 funta për të tjerët, një kuiz pyeti: “Nga cili vend vjen Jose Mourinho?”

Pyetjes iu dha një “vlerësim i ashpërsisë me dy pikë”.

Megjithatë përfshirjen e përgjigjes së saktë ‘Portugalia’ si një nga tre opsionet, përgjigjja në pjesën e pasme të revistës ishte gabimisht “Argjentina”. /IndeksOnline/