Tottenham bën pazar të dyfishtë, i shet dy futbollistë tek Galatasaray

Galatasaray ka siguruar shërbimet e dy futbollistëve të Tottenham.
Kampionët e Turqisë kanë arritur marrëveshje për mbrojtësin kolumbian, Davinson Sanchez për 10-15 milionë euro, me lojtarin që do të nënshkruajë një kontratë personale deri më 30 qershor të vitit 2027.
Mirëpo, jo vetëm qendërmbrojtësi kolumbian do t’i bashkohet turqve, pasi dhe mesfushori Tanguy Ndombele do të kalojë nga Tottenham te Galatasaray, por ndryshe nga Sanchez do të qëndrojë thjesht në huazim për 1 vit.
Galatasaray ka shfrytëzuar situatën kur në ligat tjera janë mbyllur afatet kalimtare derisa kjo nuk vlenë për Superligën turke. /IndeksOnline/