75 Mall Live Search
11:49 / E Martë, 02 Korrik 2019 / indeksADMonline

Tottenham bënë transferin e parë pas 518 ditëve

Jack Clarke është transferi i ri i Tottenham Hotspur. 18-vjeçari ka nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare me Tottenhamin deri në verën e vitit 2023.

Ai është transferuar nga skuadra Leeds United.

Clarke është trasnferi i parë i Tottenhamit që nga ardhja e Lucas Moura në janar të 2018-ës, dhe ekipi i Premier League-s raportohet se ka paguar 8.5 milionë funte për adoleshentin.

“Unë jam i kënaqur të bashkohem me Tottenham dhe do të jap gjithçka, po ashtu shpresoj që Leeds të fitojë kampionatin”, tha ai në faqen zyrtare të klubit.

Clarke ka pasur një paraqitje mbresëlënëse për Leeds sezonin e kaluar dhe ka qenë  i kërkuar edhe nga Manchester City.

Ai luajti si mesfushor në të dy  krahët dhe bëri 24 ndeshje për Leeds. 

Tottenham po mundohet që gjithashtu  të nënshkruaj edhe me Ace Lyon Tanguy Ndombele, me Ryan Sessegnon dhe Giovani Lo Celso.