Tottenham dëshiron Andoni Iraola si trajner të ardhshëm

Ange Postecoglou nuk e ka të sigurt postin e trajnerit të klubit të Tottenhamit.
Ai mund të largohet në fund të sezonit, pas rezultateve negative dhe presionit që ka pasur në vazhdimësi, shkruan IndeksOnline.
Spurs aktualisht renditen në vendin e 15-të në tabelë, me 34 pikë të grumbulluara, duke qenë larg objektivave për të siguruar një vend në garat evropiane.
Sipas asaj që raporton ”The Athletic”, Tottenham e ka bërë trajnerin e Bournemouth, Andoni Iraola, objektivin e tyre numër një për të zëvendësuar Postecogloun.
Iraola ka pasur një tjetër sezon jashtëzakonisht mbresëlënës, duke grumbulluar 44 pikë dhe është në garë për të zënë një vend që dergon në Evropë.
Spanjolli ka një vit të mbetur në kontratën e tij me Bournemouth, dhe s ka një klauzolë lirimi prej 10 milion funteve./IndeksOnline/