Tottenham dëshiron transferimin e Guiseppe Rossi
Tuttosport raporton se Tottenham janë interesuar për të transferuar sulmuesin Guiseppe Rossin.
Spurs janë duke kërkuar një sulmues të ri pas lëndimit të Harry Kane, i cili pritet të mungoj deri në mars.
31-vjeqari është rikthyer në Manchester United duke u stërvitur tek skuadra e cila ka luajtur deri në vitin 2007, dëri sa të gjejë një skuadër të re.
Lojtari ishte lënë si futbollist i lirë pas mbarimit të kontratës me Genoan dhe kishte shfaqur interesim të stërvitet nga Solskjaer. /IndeksOnline/