23:51 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

Tottenham dhe Manchester Unitedi shkëmbejnë lojtarët?

Skuadra e Tottenham Hotspur dhe Manchester Unitedit, përkundër rivalitetit në fushë shumë lehtë mund të bashkpunojnë për një transferim.

Bëhet fjalë për futbollistin Toby Alderweireld, i cili me shumë gjasa do të largohet nga Spurs në afatin veror, transmeton IndeksOnline.

Shumë klube kanë filluar t’i bëjnë ofertat për futbollistin, por Unitedi ka një plan tjetër.

Jose Mourinho është në gjendje t’ia ofrojë Pochettinos anësorin, Anthony Martial, për t’i siguruar shërbimet e Tobyt.

Në anën tjetër, 29-vjeçari po kërkon pagë 200 mijëshe nga pronarët e Tottenhamit.

Të interesuar për shërbimet e belgut janë; Chelsea, Paris Saint Germain dhe Milan./IndeksOnline/