10:47 / E Shtunë, 20 Tetor 2018 / indeksADMonline

Tottenham e siguron një transfer për janar, yllin nga Amerika Latine

Tottenham Hotspur ka arritur marrëveshje për transferimin e yllit latin, ëilmar Barrios. Mesfushori shkatërrues i Boca Juniors do t’i kushtoi Boca Juniorsit 23 milionë euro.

Mauricio Pochetino ka kërkuar me çdo kusht transfere në janar, dhe Barrios do të jetë i pari.

Tottenham ishte skuadra e parë angleze që brenda një afati të verës nuk kishte bërë asnjë transfer të vetëm.

Por, trajneri argjentinas ishte penduar për këtë pasi që kishte thënë se skuadrës po i mungon freskia me lojtarë të ri.

Barrios ishte paraqitur me sukses në Botëror me Kolumbinë./Indeksonline/