Tottenham fitoi Europa League, ky është lojtari i ndeshjes

Tottenham Hotspur ka fituar trofeun e Europa Leaguem pasi në finale e mposhti Manchester United, me rezultat 1-0.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Brennan Johnson, në minutën e 42-të, shkruan IndeksOnline.
Por çmimi i futbollistit të ndeshjes i takoi Cristian Romeros.
Mbrojtësi argjentinas pati paraqitje fantastike, ku ishte i pakalueshëm duke ndërprerë shumë aksione të ”Djajve të Kuq”.
Ai u vlerësua me notën më të lartë, 7.4./IndeksOnline/
