Tottenham fiton me vështirësi ndaj Burnley, kalon tutje në FA Cup

Tottenham ka arritur të kualifikohet në 1/16 e FA Cup.
”Gjelat” sonte shënuan fitore minimale ndaj Burnley, me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Pedro Porro në minutën e 79-të.
Në dy ndeshjet e tjera që u zhvilluan sonte, Fulham shënoi fitore ndaj Rotherhamit me rezultat 1-0, ndërsa Brentford dhe Wolves barazuan me rezultat 1-1./IndeksOnline/