Tottenham “gjunjëzon” Crystal Palace qysh në pjesën e parë
Fansat e Tottenham për momentin janë në trans. Ekipi i tyre i zemrës po fiton 4:0 vetëm në pjesën e parë.
Tottenham pati start të keq në javët e para të Premierligës, por siç duket pushimi ndërkombëtar i ka bërë mirë klubit nga Londra.
Son realizoi golin e parë dhe të tretë për vendasit, shkruan Indeksonline.
Van Aanholt realizoi autogol, ndërsa në minutën e 42-të Eric Lamela çon në pushim ekipin e tij me epërsi të katërfishtë./Indeksonline/