75 Mall Live Search
17:24 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Tottenham “godet” në orët e fundit të merkatos

Tottenham kanë kompletuar trasnferimin e te riut të Fulham, Ryan Sessegnon.

Ryan Sessegnon ka përfunduar transferimin e tij në Tottenham pas nënshkrimit të një kontrate pesë vjeçare në White Hart Lane, raporton Mirror, transmeton Indeksonline.

E ardhmja e Anglisë, Sessegnon, 19 vjeç, është bashkuar në një marrëveshje me vlerë deri në 32 milionë euro pas një ndjekje të gjatë nga Mauricio Pochettino dhe Spurs.

Sessegnon kishte vetëm një vit në Fulham dhe e bëri të qartë që ai dëshironte të bashkohej me Spurs për të punuar dhe zhvilluar nën drejtimin e Mauricio Pochettino./Indeksonline/