18:04 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Tottenham i Mourinhos “vrastar”, ia shënon 5 copa Burnleyt

Tottenham është këndellur nga humbja që e pësoi nga Manchester United në mesjavë dhe ka shënuar fitore të thellë 5:0 ndaj Burnlyet.

Serinë e golave e hapi Harry Kane në minutën e katërt, për ta vazhduar atë pas pesë minutave Lucas Moura.

Son realizoi golin e tretë e që ishte i fundit për pjesën e parë, shkruan Indeksonline.

Edhe në pjesën e dytë golin e parë e shënoi Kane, dhe Moussa Sissoko pastaj në minutën e 74-të vulosi rezultatin përfundimtar të takimit.

Tottenham me këtë fitore mbledh 23 pikë në pozitën e pestë./Indeksonline/