12:10 / E Diele, 21 Korrik 2019 / indeksADMonline

Tottenham i ofron yllin e tyre Barcelonës

Me përgatitjet parasezonale që po ecën mirë për elitën e Evropës, tregu i transferimit është në rrjedhë të plotë, me më shumë marrëveshje që përfundojnë çdo ditë.

Barcelona ka arritur të transferojë Griezmann, de Jong dhe ka shkëmbyer portierin Jasper Cillesen me Neton nga Valencia. Megjithatë, kanë dështuar në përpjekjet e tyre për të nënshkruar me De Ligt, dhe gjithashtu nuk kanë ende ofertë të pranuar nga PSG pë Neymarin, edhe pse klubi blaugran u ka dërguar disa oferta mjaft të leverdishme, shkruan Indeksonline

Së fundmi raportohet se Tottenham Hotspur i kanë ofruar Danny Rose ekipit të Barcelonës. por katalanasit nuk janë të interesuar në mbrojtësin e Anglisë., raporton Sky Sports, përcjellë Indeksonline.

PSG gjithashtu kanë qenë të lidhur me një transferim të mundshëm të Rose. /Indeksonline/