75 Mall Live Search
15:41 / E Shtunë, 04 Janar 2020 / indeksADMonline

Tottenham ia cakton çmimin Eriksenit

Nuk është sekret që Interi po kërkon të forcojë mesfushën në janar, pasi ka luftuar me shumë lëndime në gjysmën e parë të sezonit, gjë që vërtet nxori në pah problemet e tyre në mesfushë.

Prandaj, drejtorët e Nerazzurrit janë në vështirësi për të identifikuar zgjidhjet e mundshme, transmeton Indeksonline.

Një prej lojtarëve në listën e dëshirave të tyre është Christian Eriksen, kontrata e të cilit me Tottenham skadon këtë verë.

Sigurisht, Spurs do të donte të fitonte para nga largimi i tij, i gatshëm ta shesë atë në janar. Sipas La Repubblica, ata kanë vendosur një çmim prej 20 milion eurosh për lojtarin./Indeksonline/