Tottenham ia tregon vendin Arsenalit, e eliminon nga kupa
Tottenham është kualifikuar në gjysmëfinale të EFL Kupës pasi ka eliminuar Arsenalin në ndeshjen çerekfinale.
Spurs fituan në Emirates kundër skuadrës së Emery me rezultat 0-2.
Golin e parë në ndeshje e shënoi jug-koreani Heung-Min Son në minutën e 20-të të ndeshjes.
Rezultatin e dyfishoi Dele Alli në minutën e 60-të të ndeshjes.
Tottenham në gjysmëfinale bashkohet me Manchester Cityn dhe Chelsean. /IndeksOnline/