17:52 / E Martë, 24 Gusht 2021 / OSH

Tottenham interesohet për Aouar

Tottenham Hotspur ka shprehur interesim për mesfushorin e Lyon, Houssem Aouar, transmeton IndeksOnline.

Aouar mund të largohet nga Lyon, me disa skuadra që kanë shprehur interesim për të, e së fundmi Spurs.

Francezi dëshiron të luaj në një skuadër që i siguron pjesëmarrje në Champions League.

Sezonin e kaluar Aouar shënoi 8 gola duke dhënë 4 asistime në 33 ndeshje ne te gjitha garat.