13:54 / E Diele, 21 Korrik 2019 / indeksADMonline

Tottenham interesohet për Elseid Hysajn

Tottenham Hotspur është i interesuar për nënshkrimin e mborjtësit të djathtë të Napolit, Elseid Hysaj, sipas raporteve të ndryshme të mediave në Itali.

25-vjeçari u bë objektiv i Spurs pas largimit mbrojtësit të djathtë Kieran Trippier, i cili u bashkua me gjigantët spanjoll, Atletico Madrid.

Hysaj ishte një nga lojtarët më të mirë për Napolin gjatë sezonit 2017-18 dhe klubi hodhi poshtë një ofertë prej 41 milionë euro për të në verën e mëparshme nga Chelsea pasi ata vlerësuan atë me një çmim prej 59 milionë euro, përcjellë Indeksonline.

Megjithatë, ish-mbrojtësi i Empolit kishte një kohë të tmerrshme gjatë sezonit të kaluar ku ai përfundoi në stol në fazat e fundit të sezonit.

Prandaj, besohet se Napoli vetëm dëshiron 25 milionë euro për lojtarin dhe Spurs po udhëheqin garën për të fituar reprezentuesin shqiptar./Indeksonline/