21:28 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

Tottenham ka kontaktuar me Dani Alves për një transferim të mundshëm

Sipas gazetarit të futbollit Duncan Castles, Spurs kanë zhvilluar takime me përfaqësuesit e kapitenit të Brazilit, Dani Alves, i cili së fundmi ka luajtur në PSG.

Tottenham shihet si një destinacion i mundshëm për 36-vjeçarin, ndërsa ai po kërkon një klub të ri, në atë që edhe do të mund të jetë ndalesa e fundit në karrierën e tij të gjatë dhe të suksesshme, transmeton Indeksonline.

Agjenti i Alves ka treguar se ai definitivisht ka mundësinë të kthehet në Brazil dhe të luajë për një nga klubet më të mira atje për sezonet e ardhshme.

Por nëse ai do të qëndrojë në Evropë, ai ka një ambicie të gjatë për të luajtur në Premier League. Unë e kuptoj se ka pasur kontakte me Tottenhamin në lidhje me mundësinë që Dani të shkojë atje, në atë që do të dukej një shtesë e çuditshme për Tottenhami, duke qenë se ky është një klub i përqendruar tek lojtarët e rinj.

Gjithashtu, Spurs janë duke u përqëndruar në forcimin e mesfushës së tyre këtë verë, dhe lojtarët që ka në dispozicion nuk janë edhe aq të mire, e prandaj Dani Alves mund të shihet si një opsion i mirë për këtë pozicion.

Alves do të ketë zgjedhjen e tij se ku të luajë, siç tha Agjenti i Alves nuk ka asnjë garanci se ai do të dëshirojë të luaj në Tottenham.

Tottenham gjithashtu nuk janë i vetmi  klubi i Premier League-s që janë të interesuar për të, është përfolur edhe për bisedime me skuadrën e Manchester City-t. Pasi që Pep Guardiola ka punuar me Alves, deri sa ata ishin pjesë e Barcelonës.

Sezonin e kaluar, Alves ka luajtur 2200 minuta për PSG, me 3 gola dhe 8 asistime në të gjitha garat./Indeksonline/.