75 Mall Live Search
22:59 / E Mërkurë, 29 Mars 2023 / Gj. Sh

Tottenham kërkon sqarime nga FIFA për dënimin e Fabio Paraticit

Fabio Paratici është dënuar nga FIFA për 30 muaj për mos ushtrim detyre  në mbarë botën.

Paratici u gjet fajtor për kontabilitet të rremë sa ishte pjesë e Juventusit, por ky dënim tani do të prek edhe rolin aktual të tij si drejtor sportiv te Tottenhami, shkruan IndeksOnline.

Klubi anglez ka reaguar rreth këtij vendimi dhe ka kërkuar sqarime nga FIFA, pasi sipas tyre nuk kanë marrë një njoftim para njoftimit të FIFA-s.

Në një deklaratë të Spurs thuhej: “Pas raportimeve të mediave sot në lidhje me vendimin e Komitetit Disiplinor të FIFA-s për të zgjatur në mbarë botën sanksionin e vendosur nga Gjykata Federale e Apelit FIGC ndaj Fabio Paraticit më 20 janar 2023, Klubi bëri hetime urgjente në FIFA.

“FIFA vonë këtë pasdite na është përgjigjur me shkrim duke na njoftuar sot, e mërkurë 29 mars 2023, se është marrë një vendim nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s për të zgjatur sanksionin e FIGC në mbarë botën.”, thuhet në komunikatën e Tottenhamit./IndeksOnline/