75 Mall Live Search
22:04 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Tottenham kërkon sulmuesin e Milanit për ta zëvendësuar Kanen

Tottenham është duke kërkuar një alternativë në mungesë të Harry Kane, sezonin tjetër, duke qenë se sa herë ka ndonjë dëmtim “bisha” e sulmit të londinezëve, alternativat janë të varfra.

Kështu, emri i ri në skenë quhet Patrick Cutrone, sulmuesi i Milanit.

Te kuqezinjtë, Cutrone nuk po gjen hapësira, fillimisht pas ardhjes së Higuain, më pas me Piatek. Kështu, Tottenham ka gati një ofertë prej 35 milionë euro, sipas “Daily Express” për sulmuesin e ri italian.