Tottenham, Lazio e Bilbao vazhdojnë me fitore në Europa League

Tre skuadrat favorite të Europa League këtë sezon, Tottenham, Lazio e Atletiko Bilbao, kanë vazhduar me fitore.
“Spursat” e mposhtën para tifozëve vendas skuadrën e AZ Alkmarit, me rezultat 1-0, duke shënuar fitoren e tretë radhazi, shkruan IndeksOnline.
Heroi i Tottenhamit ishte sulmuesi brazilian, Richarlison i cili u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 53-të.
Fitoren e tretë radhazi e bëri edhe Lazio, e cila mposhti si mysafire skuadrën holandeze, Twente, me rezultat 0-2.
Pedro në minutën e 35-të dhe Gustav Isaksen nëtë 87-tin ishin golashenues për italianët.
Tre pikë dhe fitoren e dytë radhazi e regjistroi edhe Atletiko Bilbao, pasi mposhti Slavia Pragën me rezultat 1-0.
Nico Willams ishte golashenues i vetëm në minutën e 33-të./IndeksOnline/