75 Mall Live Search
19:25 / E Diele, 15 Mars 2026 / G T

Tottenham mban gjallë shpresat për të shpëtuar, barazon ndaj Liverpoolit

Skuadra e Liverpoolit ka barazuar 1:1 ndaj Tottenham Hotspur në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Premier League.

Golin e parë në këtë sfidë e shënoi mesfushori, Dominik Szoboszlai, shkruan Indeksonline

Kur u mendua se “The Reds” do t’i arkëtojë tri pikë, në skenë doli sulmuesi, Richarlison.

Braziliani shënoi gol për 1:1 në minutat e fundit.

Me këtë pikë, Liverpooli shkon në kuotën e 49 pikëve në pozitën e 5-të, kurse Tottenhami bën 30 pikë në vendin e 16-të./Indeksonline/