75 Mall Live Search
18:42 / E Martë, 22 Janar 2019 / indeksADMonline

Tottenham mbetet pa dy lojtarët kryesorë, pas Kane do të mungoj gjatë edhe ylli tjetër

Tottenham përmes një komunikate ka bërë të ditur se futbollisti i tyre, Dele Alli do të mungoj gjashtë javë për shkak të lëndimit në ndeshjen kundër Fullham.

Ylli anglez do të jetë jashtë fushave në disa ndeshje shumë të rëndësishme që do t;ia vështorësoj Pochetinos të vazhdoj ritmin për të ndjekur Liverpoolin e Manchester Cityn.

Ky lëndim vjen në një kohë të keqe pasi edhe Harry Kane është konfirmuar jashtë fushave për disa javë.

Këtyre lëndimeve iu shtohen edhe mungesa e Moussa Sissoko që është jashtë për dy javë me një lëndim, derisa lojtari Son Heung-Min është në detyrë me kombëtaren e Koresë së Jugut në Kupën Aziatike. /IndeksOnline/