Tottenham me një “këmbë” në çerekfinale
Tottenham ka mposhtur Dortmundin në “Wembley” në ndeshjen e xhiros së 1/8 të Ligës së Kampionëve.
Pjesa e parë ishte e varfër në aspektin e golave, ndërsa në të dytën u shënuan të tre golat.
Heung-Min Son kaloi anglezët në epërsi me golin në minutën e 47-të të ndeshjes.
Rezultatin e dyfishoi Vertonghen në minutën e 83-të të ndeshjes.
Golin e “nokautit” Dortmundit ia shënoi Fernando Lorente në minutën e 86-të të ndeshjes.
Ndeshja e kthimit do të luhet me mars në “Sigal Iduna Park”. /IndeksOnline/