75 Mall Live Search
23:07 / E Mërkurë, 08 Janar 2025 / Gj. Sh

Tottenham mposht Liverpulin në gjysëmfinalen e parë, finalisti vendoset në ”Anfield”

Tottenham e ka fituar ndeshjen e parë ndaj Liverpulit në gjysëmfinalen e Carabao Cup.

Rezultati përfundimtar në ”Tottenham Hotspur Stadium” ishte 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Lucas Bergvall në minutën e 76-të.

Ky rezultat le të hapur mundësinë për ndeshjen e kthimit, ku do të mësohet skuadra finalisete.

Ndeshja e dytë mes Liverpulit dhe Tottenhamit zhvillohet më 6 shkurt në ”Anfield”./IndeksOnline/