75 Mall Live Search
20:24 / E Shtunë, 28 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Tottenham ndalet nga ekipi i fundit, Leicester “djersitet” për të nxjerr tri pikët

Tottenham nuk ka arritur më shumë se një barazim me shifrat 2:2 ndaj ekipit të fundit në tabelë, Norwich City.

Vendasit ishin dy herë në epërsi, dhe në dy rastet Tottenham ia doli ta barazonte, por jo edhe të kalonte në avantazh. Golat për mysafirët i shënuan Eriksen dhe Kane nga pika e bardhë, shkruan Indeksonline.

Në anën tjetër, Leicesteri arriti fitore të mundimshme në udhëtim ndaj West Ham me rezultat të ngushtë 1:2. Ishin Iheanacho dhe Grai që i dhanë fitoren mysafirëve.

Leicester me këtë fitore i afrohet në 10 pikë Liverpoolit, ndërsa Tottenham mbetet 22 pikë prapa liderit Liverpool./Indeksonline/