Tottenham ndan rrugët me Ange Postecoglou

Skuadra e Tottenhamit e ka shkarkuar trajnerin Ange Postecoglou.
Ky vendim është marr pas analizave të sezonit që kaloj, duke mos përmbushur objektivat e klubit, shkruan IndeksOnline.
“Pas një rishikimi të performancave dhe pas reflektimeve të rëndësishme, Klubi mund të njoftojë se Ange Postecoglou është liruar nga detyrat e tij,
Ne i jemi jashtëzakonisht mirënjohës Ange për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë dy viteve të tij në Klub. Ange do të mbahet mend gjithmonë si vetëm menaxheri i tretë në historinë tonë që dorëzon një trofe evropian, së bashku me figurat legjendare Bill Nicholson dhe Keith Burkinshaw”, thuhet në njoftim.
Postecoglou u bashkua me Tottenhamin në vitin 2023, derisa edhe pse fitoi Europa League këtë sezon, u shkarkua nga pozita e trajnerit, pasi në Premierligë përfundoi në vendin e 17-të./IndeksOnline/
Following a review of performances and after significant reflection, the Club can announce that Ange Postecoglou has been relieved of his duties.
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) June 6, 2025