75 Mall Live Search
16:21 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Tottenham nis bisedimet për tranferimin e mbrojtësit francez

Skuadra e Tottenhamit ka nisur të mendoj për ta përforcuar skuadrën në afatin kalimtar të janarit.

”Gjelat” kanë nisur bisedimet me skuadrën e Nice, për transferimin e mbrojtësit francez, Jean Clair Todibo, shkruan IndeksOnline.

Pavarësisht intersimit të skuadrës së Ange Postecoglou, nuk pritet marrëveshje e lehtë me klubin francez.

Tottenham ditët e fundit gjithashtu pati bisedime me kampin e lojtarit për të prezantuar projektin e ardhshëm të klubit.

Todibo mbetet gjithashtu në listën e Manchester United, të cilët kërkonin transferimin e tij edhe gjatë verës së kaluar./IndeksOnline/