Tottenham nuk e bind Conten, italiani nuk i sheh “të bardhët” e Londrës si ekip fitues

Skuadra e Tottenham nuk po arrin të bind trajnerin italian, Antonio Conto që të marr timonin e skuadrës.
Sipas “Sky Italia”, Conte nuk e sheh Tottenhamin si skuadër që mund të fitoj tituj, transmeton Indeksonline.
Po ashtu Tottenham nuk është e sigurt nëse Antonio Conte është trajneri i duhur për të punuar me talentët e rinj që do të bëhen pjesë e ekipit të parë.
Momentalisht, bisedimet janë ndërprerë dhe gjasat janë që të mos vazhdojnë më./Indeksonline/