19:56 / E Mërkurë, 05 Korrik 2023 / Gj. Sh

Tottenham nuk heq dorë nga Kane i ofron kontratë të re me rritje page

Skuadra e Tottenhamit nuk dëshiron largimin e Harry Kane.

Sulmuesi anglez është një nga objektivat e Bayern Munchenit për sezonin e ardhshëm, shkruan IndeksOnline.

29-vjeçari duke se dëshiron kalimin te “bavarezët” por nuk ka ende marrëveshje mes klubeve.

Në anën tjetër skuadra e Tottenhamit dëshiron që Kane të qëndroj dhe të vazhdoj kontratën.

Sipas “Guardian”, Tottenham i ka bërë ofertë sulmuesit anglez për vazhdimin e kontratës ku do të përmirësonte ndjeshëm pagën e tij prej 200.000 funte në javë.

Gazeta raporton se pavarësishtbkësaj oferte, Kane nuk e ka ndërmend të nënshkruaj kontratën e re./IndeksOnline/