75 Mall Live Search
09:00 / E Mërkurë, 06 Tetor 2021 / C E

Tottenham ofron 50 milionë euro për Icardin

Tottenham është në kërkim të një sulmuesi. Mediat në Ishull kanë raportuar se klubi anglez është duke ndjekur situatën e Mauro Icardit.

Sulmuesi argjentinas  ka humbur vendin e titullarit dhe nuk është në planet e Maurico Pochettinos këtë sezon.

Për 28-vjeçarin, Tottenhami do të dërgojë një ofertë prej rreth 50 milionë eurosh. Për Icardin, interesim ka shprehur edhe Juventusi.