75 Mall Live Search
10:08 / E Martë, 23 Korrik 2019 / indeksADMonline

Tottenham paguan 50 milionë euro për Giovani Lo Celso

Tottenham Hotspur ka arritur marrëveshje me Real Betisin për mesfushorin Giovani Lo Celso.

Ekipi anglez do të paguaj 50 milionë euro për shërbimet e argjentinasit.

Me që Betisi transferoi francezin Nabil Fekir, tashmë u krijuan kushtet që Lo Celso të largohej.

Për mesfushorin Lo Celso, kishte shprehur interesim edhe Manchester United por Tottenham ka ofruar më tepër para.

Edicionin e kaluar argjentinasi ishte i huazuar te Betisi nga PSG, ndërsa këtë verë ekipi spanjoll arriti transferonte për 25 milionë euro. /Indeksonline/