22:00 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Tottenham përgadit ofertën marramendëse për Vedat Muriqin

Tottenham Hotspur ka nevojë për një sulmues pasi Kane është lënduar dhe do të mungojë për një kohë të gjatë.

Andaj klubi anglez po e dëshiron me çdo kusht futbollistin kosovar në skuadër, sipas “Goal” dhe mediave turke Tottenham është duke e përgaditur ofertën prej 20 milionë euro për Muriqin, transmeton Indeksonline.

Një ofertë që e ka bërë mëheret Tottenham për Muriqin është refuzuar nga skuadra turke mirëpo tani londinezët do të provojnë përsëri me ofertën e dytë e cila është shumë bindëse.

Fenerbahce po ashtu raportohet që janë të gatshme ta lirojnë futbollistin të largohet nëse ofertat për të i kalojnë 20 milionë euro./Indeksonline/.