17:54 / E Shtunë, 30 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Tottenham po shkëlqen nën Mourinhon, tri ndeshje tri fitore

Tottenham ka arritur edhe fitoren e dytë në Premierligë nën drejtimin e Jose Mourinhos dhe të tretën në përgjithësi.

Ata mposhtën 3:2 Bournemouthin me një paraqitje të bukur, shkruan Indeksonline.

Dy gola nga Dele Alli dhe një nga Sissoko ia dhanë fitoren vendasve.

Krejt çfarë bënë mysafirët pastaj ishin dy golat e shënuara nga Wilson, por që nuk mjaftuan që mysafirët të dalin me pikë.

Me këtë fitore, Tottenham ngjitet në pozitën e pestë me 20 pikë nga 14 xhiro./Indeksonline/