75 Mall Live Search
12:08 / E Mërkurë, 12 Janar 2022 / C E

Tottenham po synon ta transferoj fituesin e Topit të artë

Tottenham dëshiron ta rikthejë Luka Modricin në Angli.

Edhe pse 36-vjeçar, Luka Modric po tregon paraqitje mbresëlënëse me Real Madridin dhe është i paprekshëm në formacionin e Carlo Ancelottit.

MADRID, SPAIN – SEPTEMBER 01: Luka Modric of Real Madrid celebrates with his 2017/18 UEFA Men’s Player of the Year award before the La Liga match between Real Madrid CF and CD Leganes at Estadio Santiago Bernabeu on September 1, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Reali rinovoi me lojtarin vitin e kaluar me 10% ulje të pagës deri në qershor të vitit 2022.

Mirëpo, te Los Blancos janë të mahnitur me fizikun e mesfushorit kroat, që po mendojnë që t’i ofrojnë një tjetër kontratë një vjeçare.

Sido që të jetë, Tottenham është hedhur në sulm për të prishur gjithçka.

Spursat duan ta rikthejnë në shtëpi Modricin, ku ka luajtur prej 2008 deri më 2012.