75 Mall Live Search
21:47 / E Diele, 04 Prill 2021 / A. A

Tottenham reagon pasi Sanchez mori mesazhe raciste

Tottenham nuk arriti fitore ndaj Newcastle United duke barazuar 2-2 në St. James Park.

‘Gjelat’ lëshuan një mundësi të mirë për të kaluar në vendin e 4-të.

Tifozët e ekipit londinez ‘shpërthyen’ në Twitter duke ofenduar futbollistët në forma të ndryshme.

Viktimë ishte edhe mbrojtësi Davinson Sanchez që në llogarinë e tij në rrjetet sociale, pranoi ofendime në baza raciste.

Tottenham ka reaguar, duke i bërë thirrje rrjeteve sociale si Twitter e Facebook të marrin masa ligjore ndaj autorëve.

/Indeksonline/